
Trajneri i Kastriotit Bledar Devolli është besimplotë se ekipi nuk ka dobësi dhe meriton të qëndrojë në Kategorinë Superiore. Për "Supersport", ai deklaroi se rezultati nuk i përgjigjet lojës së skuadrës. Ai theksoi se beson te mrekullia deri në fund, pasi ka ende ndeshje për t'u zhvilluar.
"Rezultati është gënjeshtër. Deri në minutën e 75-ë ishte e ekulibruar. Luajtëm mirë për 30 minuta mirë në pjesëne dytë. Ky është futbolli. Komplimente kundërshtarit, e thashë që në fillim se janë klub dhe ekip i organizuar.
Nuk jamë i shqetësuar për rezultatet e kundërshtarëve. Janë shumë pikë dhe ndeshje në lojë. Humbëm një betejë sot, por lufta vazhdon.
Edhe sot treguam që jemi gjallë. Deri në minutën e 75-ë ishim gjallë. I mbajtëm nën presion. Nuk jam i shqetësuar për ekipin. E shoh si stërvitet. Edhe në Durrës luajtëm mirë dhe më vjen keq u ndëshkuam me episod.
Është e vërtetë, u zgjatëm pak në sulm. Duhej të vononim lojën. Jemi lodhur shumë se kemi luajtur 3 ndeshje brenda një kohë të shkurtër. Kemi pak lojtarë. Jam prapë optimist", deklaroi Devolli.