Një grup gazetarësh suedez, në bashkëpunim me një gazetar shqiptar, kanë publikuar një libër, të titulluar "Match Fixing", që hedh dritë mbi të panjurat e trukimeve të ndeshjeve.
Në këtë libër, tregohet se si mafiozë shqiptarë, boshnjakë dhe serbë ndikojnë dhe fiksojnë rezultatet në kampionatet ballkanike dhe Skandinavi.
Të gjithë këta persona janë të dyshuar nga policia suedeze dhe janë nën hetim për trukime.
Në libër flitet edhe për trukimet që ndodhin në Suedi, ku tregohet se si shqiptarët kanë dorë dhe atje.
Pjesë e investigimeve të kryera nga Magnus Svenungsson dhe Jens Littorin ishte edhe ish-gazetari i "Fiks Fare", Ervin Dushi (V.O), i cili gjeti kontaktet me futbollistë nga vende të ndryshme të rajonit.
Për të trukuar takimet, lojtarët paguheshin me 10 mijë deri në 50 mijë euro.
Pas investigimeve të kryera dhe publikimit të tyre nuk kanë munguar kërcënimet nga elementë kriminalë me banim në Suedi dhe Shqipëri.
