
Romelu Lukaku ka rigjetur formën e tij më të mirë me rikthimin në Serie A. Me fanellën e Romës,, Lukaku ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë deri më tani teksa ka tërhequr vëmendjen e ekipive nga Arabia Saudite.
Kartoni i sulmuesit belg zotërohet nga Chelsea, teksa kujtojmë së tek Roma ai është në huazim. Por në momentin që afati i huazimit të tij do të përfundojë, “Blutë e Londrës” thuhet se do të kërkojnë rreth 40 milionë euro për shitjen e belgut. Kjo shifër është tepër e lartë për Romën.
Gjithsesi nga kjo situatë pritet që të përfitojnë ekipet arabe, me në krye Al-Hilal, që është gati të shpenzojë 40 milionë euro ose dhe më shumë për ta transferuar Lukakun.
Poll