
Katër ditë para ndeshjes kundër Napolit në Serie A, Romelu Lukaku inkurajon “Nerazzurrët” dhe nis sfidën e Scudettos. Lukaku përgozon Napolin të cilët janë liderit e Serie A.
"Derisa një ekip të ketë ngritur trofeun, gjithçka është e mundur në futboll.
A e besoj? Gjithmonë. Për këtë ne luajmë futboll, duhet të besojmë në të pamundurën. Siç thonë njerëzit, është e pamundur per ne, ne fund te sezonit e shohim skuadren të ngrejë trofeun dhe të bëhet kampion.Tani askush nuk e ka ngritur,ne jemi akoma aty, janë edhe 6 muaj. Kampionati mbaron me 6 qershor.
Trajneri është me të vërtetë i fortë. Spalletti ka bërë një punë të madhe duhet të themi. Ata kanë lojtarë vërtet të fortë, unë kam qenë jashtë dhe kam parë shumë nga ndeshjet e tyre. Napoli është në një moment të mirë. Ata janë të parët në Kemi respekt, por nuk kemi frikë”, ka theksua sulmuesi belg.
Në planet e Inzaghit, sulmuesi belg i cili tashmë është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të gjatë të muskujve do të bashkohet me Edin Dzekon. Lautaro Martinez , i cili sapo është rikthyer pas fitimit të Botërorit me Argjentinën, do ta nisë nga stoli, gati për të dhënë kontributin e tij në një ndeshje vendimtare për Interin.