Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Lukaku do të pritet keq nga tifozët zikaltër”, Marco Materazzi: Ai u bë dy herë tradhtar

Shkruar nga NEWSPORT
“Lukaku do të pritet keq nga tifozët zikaltër”, Marco

Interi do të luajë një ndeshje mjaft interesante me 29 tetor në “San Siro”. Ekipi zikaltër do të përballet me Jose Mourinhon dhe Romën për të luajtur një supersfidë.

Por kjo ndeshje do të jetë e veçantë edhe për faktin se Romelu Lukaku do të rikthehet në “San Siro”, por këtë herë si kundërshtar. Për këtë temë është pyetur edhe ish-mbrojtësi italian, Marco Materazzi.

“A më la shije të keqe ‘lamtumira’ e Lukakut? Ishte turp për të gjithë, pastaj rezultatet do të tregojnë se kush kishte të drejtë. Kur u kthye u lavdërua, do të doja të dija se cilat ishin motivet e tij. Të gjithë e dinë se çfarë është më e mira për veten e tij. Ai po shënon, shpresoj që mos ta bëjë atë kundër Interit dhe pastaj do të shohim kush kishte të drejtë.”

“Si do të pritet ai në ‘San Siro’ nga tifozët zikaltër? Mendoj se do të pritet keq, ai e di këtë. Është normale që ai tradhtoi një herë, u fal por tradhtoi për herë të dytë. Nëse nuk shkon përtej kësaj, motivi sportiv ekziston. Tifozeria zikaltër është mjaftueshëm e matur për të ditur që nuk duhet të ketë gjëra që shkojnë përtej ngacmimeve sportive.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga