Shqipëria vazhdon që të krenohet me Luiza Gegën. Atletja nuk di të ndalet, teksa ditën e sotme në kampionatin Ballkanik që u mbajt në stamboll siguroi dy vende të para.
Gega mori pjesë në garat 1500 metra dhe 3000 metra, ku në të dyja mori vendin e parë. Një tjetër sukses mjaft i rëndësishëm për atleten shqiptare, ku edhe një herë tregoi vlerat e saj.
Kujtojmë që Shqipëria në këtë kampionat nuk prezantohet vetëm nga Gega, por edhe nga 8 sportistë të tjerë. Në 400 metra garon Franko Burraj, ndërsa në 600 metra garuan Leandro Çardaku dhe Paola Shyle. Po në 400 metra janë Iljana Beqiri dhe Zhuljeta Çejku. Ndërsa në atë të 800 metrave garon Relaksa Dauti.
Poll