
Superliga e basketbollit për meshkuj futet në fazën më kulminante teksa do të luhen gjysmëfinalet e Play-Off për titullin kampion. Besëlidhja – Kamza dhe Teuta – Tirana janë 2 sfidat që do të luhen nesër në orën 18:00.
Klubi i Tiranës u ka bërë thirrje tifozëve bardheblu për përkrahje masive në këtë ndeshje shumë të rëndësishme teksa u ka mundësuar edhe transport falas.
“Të Dielën udhëtojmë drejt Durrsit, Cunat e Tironës kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e tifozëve bardh e blu në luftën për Titullin Kampion e të gjithë së bashku më Autobusë e makina private nisemi drejt qytetit të Durrsit. Nisja në 16:30 nga “Farie Hoti” transporti falas.”-njofton klubi.
Poll