
Nesër në orën 18:30, në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, luhet ndeshja e basketbolit për meshkuj mes Vllaznisë dhe Tiranës. Takimi është i vlefshëm për kampionatin e basketbollit dhe konkretisht për Superligën e meshkujve. Presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi ka dalë përpara mediave sëbashku me kapitenin Robert Shestani, duke treguar ambieciet e këtij sezoni.
Presidenti i shkodranëve ka treguar ecurinë pozitive, duke kërkuar vetëm tri pikë në ndeshjen kundër Tiranës. "Ne vijmë nga tre fitore radhazi në Ligën Ballkanike dhe mund t'i quaj historike për një ekip shqiptar sepse besoj se asnjëri më parë nuk ka arritur të marrë fitore njëra pas tjetrës.
Kemi mundur Academic të Plovdivit, Pejën dhe IBAR. Do të synojmë të bëjmë mirë dhe në fazën play-off ku synojmë të bëjmë një pjesëmarrje sa më dinjitoze, por pse jo të synojmë edhe titullin e Ligës Ballkanike.
"Nesër do të luajmë ndaj Tiranës, rivales sonë të përjetshme në një ndeshje tepër të vështirë. Kemi përballë një kundërshtar të fortë, një ekip që luan në grup dhe këtë gjë e tregoi ndeshjen ë kaluar teksa mundi kryesuesit e Teutës. Ndaj bardhebluve do të luajmë një ndeshje sa më të bukur dhe kuptohet për fitore", tha mes të tjerash Xhaferi. Optimist është treguar edhe Robert Shestani, që kërkon fitoren në klasiken e basketbollit.