
Laçi-Luftëtari 0-2(Kotsionis 2') (Aleksi 40')
Stadiumi Laçi
Ora 14:00
Laçi: Selmani, Sefgjinaj, Gjoni, Mersinaj, Fangaj, Bushi, Eller, Jonuzi, Shtubina, Xhixha, Çokaj Trajner: Besnik Prenga
Luftëtari: Ruçi, Jackson, Kotsionis, Hoxha, Rapo, Ramadani, Fili, Aleksi, Açka, Demo, Dunga Trajner: Julian Ahmataj.
Luftëtari arriti të merrte një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë. Pas humbjes së thellë ndaj Kastriotit, skuadra gjirokastrite u rikthye të fitorja në një fushë të vështirë si ajo në Laç. Me këtë 3 pikësh Luftëtari arrin në kuoton e 20 pikëve në renditje duke lënë pas Kastriotin, Kamzën dhe ''kërcënon" Tiranën pasi tashmë nodhen vetëm një larg. Laçi pas barazimit ndaj Kukësit humbet një mundësi për t'u afruar me Teutën dhe ngelet në kuotën e 31 pikëve.
Komenti minutë pas minute
90'+4- Mbyllet sfida në Laç. Luftëtari bën suprizën në javën e 20-të të Kategorisë Superiore duke mundur kurbinasit në shtëpi me rezultatin 0-2.
90'-Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë në fundin e ndeshjes.
75'-Demo ka shansin e artë për të mbyllur ndeshjen. I vetëm përballë portierit gabon duke e nxjerr topin jashtë.
65'- Laçi pretendon për një penallti pas nj rrëmuje në zonë. Topi përplaset në trupin e Rustem Hoxhës, por për arbitrin është çdo gjë e rregullt.
62'- Xhekson ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Gjonit.
52'- Kartoni i verdhë për Kotsionis.
46'-Nisa pjesa e dytë me topin që niset nga lojtarët e Laçit.
45'+1- Mbyllet pjesa e parë në Laç. Arbitri akordon një minutë shtesë, Luftëtari dominon takimin me dy gola të shënuar nga Kotsionis dhe Fili
Gol
40'- Shënon dhe goli e dytë Luftëtar. Me anë të Aleksit i cili përfiton në zonë dhe dërgon topin në rrjetë
30'- Fili pranë golit të dytë. I vetëm përballë Selmanit nuk arrin të shënoi
22'- Luftëtari pranë golit të dytë. Sulmues Dunga i vetëm përballë Selmanit nuk arrin të shënoi duke humbur një mundësi të artë për të dyfishuar rezuzultatin
Gol
2' -Kalon në avantazh skuadra e Luftëtarit me anë të mbrojtësit Kotsionis. Një super gol i mbrojtësit grek me rroveshat pas një krosimi nga Fili nga goditja e këndit.
1'- Topi parë shkelmohet nga lojtarët e Luftëtarit