Nesër Luftëtari do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi gjirokastrit i bën thirrje të gjithë tifozëve të tregohen të kujdesshëm në orarin që do të zhvillohet ky takim. Ndërkohë u kërkohet që të tregojnë qytetari duke mos krijuar incidente.
“Diten e shtune, gjate orarit te zhvillimit te ndeshjes Luftetari – Partizani, nuk do te lejohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve ne rrugen rreth Stadiumit. Klubi i futbollit Luftetari i ben apel te gjithe sportdashesve te tregojne qytetari dhe te mos krijojne incidente. Ekipi do te jape maksimumin ne fushe per te marre rezultatin e deshiruar. Forca Luftetari. FITORE”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit të Luftëtarit.
Ndeshja ndërmjet Luftëtarit dhe Partizanit është përcaktuar të luhet nesër, në orën 14:00 në stadiumin e Gjirokastrës.
- Postimi i klubit të Luftëtarit në facebook
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.