Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Lufta" nuk ka fund, INTER dhe JUVE "poker" duelesh në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
"Lufta" nuk ka fund, INTER dhe JUVE "poker" duelesh në

Dueli mes Interit dhe Juventus nuk ka fund. Dy ekipet që dhurojnë spektakël në "Derbin e Italisë", e kanë spostuar këtë herë sfidën në merkato. Juventus e ka fituar sfidën direkte në "San Siro", me bardhezinjtë që kryesojnë renditjen e Serisë A. Sipas "Gazzetta dello Sport", është gati që dueli mes dy ekipeve të përqëndrohet në merkato.

Sipas mediave Apenine, të dyja skuadrat kanë objektiva të njëjtë përsa i përket afrimeve në merkato. Bëhet fjalë për Kiesa-n e Atalantës, talentin e Breshias Tonali, lojtarin nën pronësinë e Atalantas, Kulusevski dhe danezin e Tottenham Kristian Eriksen. Drejtuesit e Inter pritet të luajnë kartën e marrdhënieve të mira me Fiorentinën, për t'i dhuruar Kontes një lojtas si Kiesa. Nga ana tjetër bardhezinjtë kërkojnë të paguajnë "cash", duke i marrë talentet e spikatura kundërshtarëve të vetër. Pritet të shihet se kush do dalë fitimtar nga kjo "luftë" merkatoje.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu