Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Luanim pa organizim, ishim të padisiplinuar”, Tuchel: Kishim mundësi të fitonim ndeshjen

Shkruar nga NEWSPORT
“Luanim pa organizim, ishim të padisiplinuar”, Tuchel: Kishim

Bayern Munich u ndal sërish në Bundesligë, teksa këtë herë ngeci në transfertë me Freiburg. Sfida përfundoi 2-2 dhe tashmë kampionët e shikojnë vetën me 7 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Bayern Leverkusen. Këto të fundit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Pas këtij barazimi i cili me shumë gjasa ka “shuar” shpresat për titullin ka folur Thomas Tuchel. Timonieri i bavarezve theksoi se lojtarët nuk mbajtën pozicionet e tyre gjatë ndeshjes.

“Luanim pa organizim, ishim patjetër shumë të padisiplinuar. Një harakiri i vërtetë, të paktën pjesërisht. Ne nuk ishim fare në pozicionet tona, humbëm topin duke shkuar përpara, nuk ishim në kontroll të ndeshjes. Bëmë gjëra për të cilat nuk ishim të përgatitur kurrë në stërvitje, që nuk i kishim diskutuar kurrë më pare.

Ne dominuam plotësisht dhe patëm shumë mundësi të pastra për të shënuar. Goli 2-1 ishte i merituar, por barazimi në fund nuk na kënaq”, ka deklaruar Tuchel.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga