
Mbrojtësi i djathtë i Huddesfield Florent Hadërgjonaj nuk e ka konfirmuar se për kë përfaqësuese do të luajë në të ardhmen. Futbollisti, për të cilin presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi këmbënguli se futbollisti do të luajë për Kosovën, u shpreh për "Indeksonline" se ende nuk është arritur asnjë gjë zyrtare mes palëve, duke lënë enigmë vendimin e tij.
"Ne në bisedime jemi njëherë. Takimi me presidentin e FFK-së? Nuk e di", u prononcua për median e Kosovës 24-vjeçari.
Ai ka luajtur një ndeshje me Zvicrën dhe është aktivizuar rregullisht me ekipet zinxhir të përfaqësueses helvete. Hadërgjonaj pritej të vinte te Shqipëria, por duke parë që në krahun e djathtë Kombëtarja jonë ka Elseid Hysajn, FSHF-ja hoqi dorë nga pritja e tij. Kujtojmë që Hadërgjonaj luan në kampionatin anglez Premier League me Huddersfield.