
Lakers kanë triumfuar para adhuruesve të vet ndaj Orlando Magic me gjashtë pikë diferencë 111:105. Vendasit krijuan epërsi të hershme ku deri në fund ruajtën avantazhin dhe siguruan kështu fitoren e 35-të sezonale.
Austin Reaves ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë duke shënuar 35 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime. Kjo ishte paraqitja më e mirë e Reaves në karrierën e tij në NBA. D’Angelo Russell kontribuoi me 18 pikë, derisa Anthony Davis shtoi 15 pikë e 11 kërcime në fitoren e Lakers.
Te skuadra mysafire më efikasi ishte basketbollisti italian Paolo Banchero dhe ai gjerman Franz Ëagner që e mbyllën ndeshjen me nga 21 pikë, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore në Crypto Arena.
Poll