Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Lorik Cana bashkohet me menaxherin, ku do të firmosë kapiteni?

Shkruar nga NEWSPORT

Lorik Cana është larguar përfundimisht nga Nantes, pasi nuk ishte në planet e klubit. Ai është zhvendosur në Shqipëri, ku është parë dhe fotografuar në Dhërmi, ku po vazhdon të kalojë pushimet. Përpos qetësisë, ai tashmë është në qendër të vëmendjes për skuadrën e re që do të zgjedhë.

Cana është fotografuar nën shoqërinë e menaxherit Shkumbin Qormemeti, i cili njihet për transferimet e bujshme nga kampionati shqiptar në atë të huaj, siç janë rasti i Peter Olayinka dhe Bernard Berisha, po ashtu edhe Odise Roshi e Bekim Balaj.

Pra, një bashkëpunim mes palëve nuk mund të jetë çudi, ndërsa Lorik Cana mbetet ende në pritje të një skuadre të re, aty ku do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist pas mbylljes së "kapitullit" me kombëtaren kuqezi.

[caption id="attachment_26287" align="aligncenter" width="597"]shkumbin qormemeti cana Shkumbin Qormemeti dhe Lorik Cana[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga