
Erjon Llazani është renditur në vendin e parë në sportin e basketbollit të rrugës. Shtatlarti i koshit shkodran vlerësohet maksimalisht nga Federata Botërore.
Ky lloj sporti po njeh një zhvillim të rëndësishëm kohët e fundit në vendin tonë. Kjo lojë konsiston me 3 lojtarë kundër 3 basketbollistëve të tjerë. Lajmin e ka bërë me dije klubi shkodran që përmes një njoftimi bënte me dije:
"3x3 ose "basketbolli i rruges" po njeh nje zhvillim te rendesishme kohet e fundit ne vendin tone. Ne qytete te ndryshme jane zhvilluar edhe lojera te ketij sporti, ku nuk ka munguar as Shkodra, e natyrisht as sportistet shkodrane.
Nderkohe ne nje renditje te FIBA-s bie ne sy qe per vitin 2019 nr 1 ne kete sport eshte Erjon Llazani. Pikerisht kapiteni i skuadres se Vllaznise ne basketboll dhe qe eshte nje pjesemarres i rregullt ne kete sport prej disa kohesh, ku eshte shpallur edhe fitues".