
Pasquale Mazzoçhi është shndërruar në objektiv kryesor te Milani. Lojtari i Salernitanës pëlqehet shumë nga kuqezinjtë të cilët mund ta transferojnë në këtë merkato vere.
Ai mund të luajë në dy krahët e mbrojtjes dhe në këtë mënyrë do të plotësonte boshllëqet në linjë. Edhe Torino gjendet në të njëjtin pozicion, por fillimisht bardhezinjtë duhet të shesin, siç raporton “Corriere dello Sport”.
Edhe Milani duhet të bëjë të njëjtën gjë duke gjetur një zgjidhje për Ballo Toure-në, për të rregulluar bilancin financiar. Prite të shihet se çdo të ndodhë, teksa merkato është futur në një fazë të nxehtë.
Poll