Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lojtari i Hatayspor tregon se si i shpëtoi tërmetit: Do isha nën rrënoja nëse nuk do të zgjohesha për... namazin

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i Hatayspor tregon se si i shpëtoi tërmetit: Do isha nën
Tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë në fillimin e kësaj jave vazhdon te marrë jetë njerëzish. Mes tyre ka pasur edhe shumë futbollistë, të cilët kanë mbetur nën rrënojë, madjhe disa prej tyre nuk kanë mundur të dalin të gjallë. Kevin Soni që luan me  Hataysporit, është një nga futbollistët e lënduar tërmeti, i cili Hatayn e ka kthyer në një “gërmadhë” të vërtetë. Kamerunasi, i cili para fillimit të këtij sezoni mbërriti si i huazuar te Hatayspor nga Asteras, ishte zgjuar dhe arriti të arratisej nga shtëpia. “Unë jam mysliman, kam shpëtuar pasi isha i zgjuar, doja të prisja deri në orën 6:40 të mëngjesit për të falur namazin e mëngjesit. Nëse do të kisha fjetur në momentin e tërmetit, nuk do të mund të dilja nga shtëpia dhe mendoj se do të kisha qenë nën rrënoja”, ka thënë Soni. Hatayspor ka vendosur që të mos vazhdojë garat në Superligën e Turqisë pas tërmetit shkatërrues.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga