
Veç Kombëtares, Tifozët Kuq e Zi ishin ata që shkëlqyen në këto dy sfida kualifikuese për EURO 2024-tën.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ata shprehin kënaqësinë teksa shohin shqiptarët që i shtohen dita-ditës këtij grupimi. Në kanalin zyrtar në Facebook thuhej:
“Me mijëra kilometra të përshkuara nga anëtarët brenda vetëm 4 ditësh tregojnë jo vetëm pasionin dhe ndjenjën e thellë që kemi për tokën dhe kombin tonë, por edhe vullnetin e palëkundur për të bashkuar forcat për dashurinë e vetme, atë të Shqipërisë!
Kur shohim mijëra shqiptarë nga çdo cep i botës që janë mbledhur me qëllimin e vetëm për të përkrahur dhe ngritur lart flamurin tonë, kuptojmë se jemi një komb i bashkuar dhe i palëkundur.
Ne nuk jemi thjesht tifozë, jemi pasardhësit e një historie të lavdishme dhe një familje! Ne jemi "Tifozat e Kuq e Zi"”.