
Jerome Boateng ka humbur vendin e titullarit të Bayern Munchen. Qendërmbrojtësi gjerman ka kërkuar largimin nga skuadra dhe Bayern Munchen ka pranuar dëshirën e lojtarit duke parë afrimet e bëra në merkato.
Sipas asaj që raporton "Marca", kampionët e Gjermanisë ka vendosur edhe çmimin e kartonit të tij. 25 milionë euro për të gjitha skuadrat që dëshirojnë ta afrojnë në skuadër Boateng dhe Bayern është gati të heq dorë nga lojtari. Kampioni i botës prej 8 sezonesh është pjesë e klubit gjerman ku ka arritur të fitoi gjithçka dhe tashmë dëshiron një aventurë të re.
Poll