
Antonio Conte duket se i ka orët e numëruara në krye të Tottenham. Shkarkimi i tij duket i pashmangshëm dhe tashmë pritet vetëm fjala e fundit nga presidenti Daniel Levy.
Sipas “The Telegraph” edhe lojtarët kanë kërkuar largimin e Contes, pasi fajësojnë timonierin e tyre për prishjen e atmosferës në dhomat e zhveshjes. Gjithashtu kritikat që italiani bëri ndaj lojtarëve pas ndeshjes me Southampton nuk iu kanë pëlqyer.
Kujtojmë se aktualisht “Spursat” renditen në vendin e 4-të me 49 pikë, 2 më shumë se Newcastle dhe 1 më pak se United.
Poll