
Skuadra e Liverpool-it po mendon seriozisht për sezonin e ardhshëm. Të kuqtë tashmë ndodhen në vendin e 5-të dhe shpresat për Champions thuajse janë zbehur.
Për këtë arsye Klopp dëshiron një skuadër kompetitive për sezonin 2023-2024 dhe po mendon për blerjet e para. Bëhet fjalë për mesfushorin që u shpall kampion bote me Argjentinën, Alexis Mac Allister. 24 vjeçari ishte një pikë kyçe e kombëtares së tij dhe aktualisht luan me skuadrën e Brighton. Argjentinasi këtë sezon ka luajtur 28 ndeshje në Permier League duke shënuar tetë gola dhe dhuruar një asist.
Por duket se mesfushori tashmë kërkon një skuadër që të konkurojë në garat Europiane dhe Liverpool do ishte zhgjedhja ideale për të. Sipas asaj që raporton eksperti italian i merkatos Fabrizio Romano ky tranferim mund të kryhet në merkaton e verës.