
Shifrat e çmendura në merkato kanë pushtuar botën e futbollit prej vitesh tashmë. Nga Bale te Pogba apo së fundmi edhe Neymar tashmë të shpenzosh 100 milionë euro për një lojtar mund të duket 'normale'. Liverpool duket se po bën gati një lëvizje të madhe në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Timo Werner. Sulmuesi gjerman ka marrë vëmendjen e madhe të drejtuesve të Liverpool.
Kloop është një fans i madh i ish-sulmuesit të Sttugart dhe është i gatshëm që ti afrojë 100 milion euro ekipit të Red Bull Leipzig. Werner shpesh ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Leipzig dhe dëshiron që të transferohet në Premier League, por dihet në mbarë opinionin që ai është një tifoz i flaktë i Manchester United.
Poll