Liverpool ka shkatërruar pa mëshirë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premier League Ëest Hamin. “Të Kuqtë” kanë fituar 4-0 në shtëpi në takimin e parë zyrtar që pas finales së Champions League me Real Madridin në muajin maj. Protagonistët e takimit mbetet ata që kanë qenë Mohamed Salah dhe Sadio Mane. Egjiptiani shënoi golin e parë në minutën e 19-të pasi devijoi saktë topin brenda portës. Më pas ka qenë senegalezi Mane që ka shënuar në të njëjtën mënyrë si ylli egjiptian.
Pjesa e parë përfundoi 2-0. Dhe në pjesën e dytë ritmi i lojës së “Të Kuqve” nuk ra. Sërish Mane shënoi pas një rrotullimi perfekt brenda zonës. Më pas ka qenë anglezi Sturridge që rriti statistikat.
Shaqiri u inkuadrua vetëm 8 minuta në fundin e lojës. Me këtë fitore, ata i japin mesazh të fortë kundërshtarëve për titull Chelseat, Manchester United e City.