
Turneu i Ligës së Kombeve nuk do të jetë pa përfitime për ekipet kombëtare. Suksesi dhe ecuria e përfaqësueseve do të vlerësohet dhe me shpërblime monetare. Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, kombëtaret mund të sigurojnë të ardhura të mëdha nga përparimi pozitiv deri në fund të turneut. Në këtë mënyrë duke u bazuar tek potenciali i përfaqësueseve të ndarë në rend zbritës nga Liga A në Ligën D për pjesëmarrjen në kompeticions shpërndarja e fitimeve është: 1.5 milionë € për Ligën A, 1 milionë € për Ligën B, 750 mijë € për Ligën C dhe 500 mijë € për Ligën D.
Këto fitime shtohen në të njëjtën mënyrë për secilin nga fituesit e 4 ligave. Pra në total Shqipëria duke qenë se bën pjesë në Ligën C, ka të garantuara 750 mijë € për pjesëmarrje dhe n.q.s. kryeson divizionin ku bën pjesë përfiton në total 750 mijë € të tjera, pra në total 1.5 milionë €.
4 vendet e para të këtij kompeticioni do të marrin shpërblime ekstra: fituesi 4.5 milionë €, vendi i dytë 3.5 milionë €, vendi i tretë 2.5 milionë € dhe 1.5 milionë € vendi i katërt.