
Argjentina fitoi 2-1 me Australinë në ndeshjen e dytë për raundin 1/16-ave. Kombëtarja amerikano-latine kualifikohet kështu në çerek-finale ku do të përballet me Hollandën më 9 dhjetor në orën 20:00.
Heroi i sfidës nuk kishte si të mos ishte Leo Messi i cili do të luante ndeshjen e 1000-të në karrierë dhe do ta kurorëzonte me një gol që vlen shumë pasi kalon një tjetër ikonë si Maradona në renditjen e golashënuesve argjentinas në Botëror. Pas ndeshjes, kapiteni foli për mediat.
“Ishte një ndeshje që e kontrollouam deri në fund. Ne mund të fitonim shumë më pastër por ne ja komplukiam jetën vetes duke humbur disa raste të pastra. Ishte një ndeshje vërtetë fizike dhe jam shumë i lumtur me fitoren që na dërgon një hap më lart. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, jemi të lumtur me atë që po transmetojmë te njerëzit.”- u shpreh Messi.