
Napoli siguroi një tjetër fitore të rnëdësishme në Serie A, teksa mposhti 3-0 Spezian. Pas këtij triumfi ka folur Amir Rrahmani, i cili ka theksuar se është i lumtur që skuadra e tij nuk pësoi gol.
“Ne punojmë gjithë javën që të mos pësojmë gola dhe të fitojmë, por mendoj se lumturia nuk është vetëm për ne mbrojtësit, por për të gjithë ekipin, i cili e ka merituar mbrojtjen duke filluar nga sulmuesit”.
Çfarë goli për Osimhen!
“Po, ai bëri një kërcim të pabesueshme sepse arriti me duar më lart se portieri. Ndoshta duhet të përpiqesh të zësh hapësirë duke e ndihmuar veten me trupin, si mbrojtës, por në situata të caktuara nuk mundesh."
Si komunikoni me Kim?
"Ne flasim në japonisht, me duart tona (qesh). Jo, jo, flasim në anglisht".
Çfarë ndryshon mes të luajturit me të dhe Koulibaly?
"Të dy janë shumë të fortë. Por unë gjithmonë them që mund të jesh edhe i mirë, por nëse skuadra shkon keq zhdukesh. Për fat të mirë skuadra spo ecën".
Fjala Scudetto?
"Ne e dimë që rruga është shumë e gjatë dhe sa ndeshje dhe pikë mungojnë ende. Nëse vazhdojmë kështu, duke luajtur me mentalitetin e duhur, atëherë do të jetë shumë e lehtë".
Çfarë atmosfere po përjetoni?
"E bukur. Por është gjithashtu e vështirë, njerëzit gjithmonë presin rezultate pozitive dhe fitore. Nuk do të ndodhë gjithmonë, do të humbasim disa pikë."