
Robert Lewandwoski mbetet një nga sulmuesit më të mirë. Me golin e tij të shënuar sot në Champions League ndaj Lazios (1-4), ai hyn në histori. Polaku bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Champions League (72 GOLA), teksa ka parakaluar edhe Gonzalez.
Lewandowski përfitoi nga një gabim që bëri Musacchio në minutën e nëntë, teksa ktheu topin mbrapa. Bomberi nuk fal, duke e patur shumë të thjeshtë të dërgojë topin në fundin e rrjetës. Lewandowski do jetë një armë e rëndësishme e ekipit për të shkuar sërish deri në fund të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Poll