
Shkodran Mustafi mund të jetë lojtari më i ri i Romës. Sikurse raportojnë mediat italiane, është trajneri i Arsenalit, Uani Emery, i cili nuk ka dalë kundër këtij operacioni, por e ka lënë të hapur derën e largimit.
Disa sezone më parë, Mustafi ka ardhur nga Valencia drejt Arsenalit, por duhet thënë se performanca e tij ka patur shumë ulje-ngritje gjatë sezonit, duke bërë kështu që të mos ketë edhe besimin shumë të lartë nga ana e drejtuesve të klubit. Jemi në ditët e fundit të merkatos dhe shumë shpejt do të mësojmë më shumë rreth kësaj çështje.
Poll