
Gigio Donnarumma nuk është më pjesë e Milanit. Portieri italian ka shkruar një letër, e cila i dedikohet tërësisht largimit. Në shkrimin e tij, portieri emocionon jo pak duke folur për rrugëtimin e tij, vështirësitë, apo edhe objektivat. "Gardiani" po lë Milanon pas 8 vitesh, ekip për të cilin ai dha shumë. Me shumë mundësi e ardhmja e numrit një të portës Azurre do jetë te PSG.
"Disa zgjedhje janë të vështira, por pjesë e rritjes së një burri. Arrita qëllime të rëndësishme personale, të tilla si debutimi im në moshën 16 vjeç në Serie A. Kam jetuar vite të jashtëzakonshme që kurrë nuk do t'i harroj.
Tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë, me të vërtetë, dhe sigurisht që nuk mjafton një postim për ta shpjeguar atë, ose ndoshta as nuk mund të shpjegohet sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen me fjalë.Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, i plotë.
Të gjithë kuqezinjtë që takova, nga e para deri në ditën e fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time si një pjesë e rëndësishme, vërtet themelore e rrugës së jetës që më bëri ky që jam.I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me zemrën time, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë"- shkruan ai.