
Lionel Messi jo vetëm që tashmë prej disa sezonesh është golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës por tashmë është edhe një nga ata që ka mbajtur më tepër veshur fanellën e blaugranave. Me ndeshjen e sotme kundër Levantes, "pleshti" ka shkuar në kuotën e 400 ndeshjeve me Barçën në kampionat.
Në këtë renditje Messi është i treti pasi para tij qëndrojnë Xavi me 505 ndeshje dhe Iniesta me 427 ndeshje. Një rekord që pritet të thyhet në vitet në vijim ku argjentinasi duket se do vazhdojë edhe për disa sezone me katalanasit.
Poll