
Nesër dhe pasnesër ishin programuar të luheshin ndeshjen e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi vendimi i marrë sot nga Liga Profesioniste rrjedhimisht shtyn edhe sfidat e javës së parë.
Të dielën do të zhvillohen vetëm ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe burime për neësport.al bëjnë me dije që sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit do të njoftojë klubet e të Parës dhe të Dytës për të nisur aktivitetin sportiv, ditën e mërkurë.
Fillimisht pati një kakofoni në lidhje me zhvillimin e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, pasi ishte e pamundur që Kategoria e Parë, e Dytë të luheshin në një ditë.
Poll