
Legjenda e Manchester United, Patrice Evra do të përballet përsëri me akuza të rëndë në gjykatë. Evra është akuzuar nga dy shoqata bamirësie për fyrje publike ndaj personave me orjentim të ndryshëm seksual.
Ish-mbrojtësi i majtë i Manchester United, Patrice Evra do të përballet me gjykimin në një gjykatë të vogël në Paris javën e ardhshme për fyerje homofobike në vitin 2019. 41 vjeçar pas fitores së United në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain në mars 2019, bëri komente në mediat sociale ndaj klubit francez: “Paris, ju jeni homoseksualë... Ja, janë burrat që flasin”, tha Evra.
Në maj, një gjykatës hetues tha se Evra kishte folur në një "sferë private për prodhimin e një videoje e cila më pas u publikua në Snapchat". Evra nuk është i detyruar të marrë pjesë personalisht në vendimin e së hënës, përballet me një gjobë të mundshme prej 1500 eurove.