Diego Armando Maradona ka folur në rastin e fundit të ndodhur në futbollin italian, ku në ndeshjen Inter – Napoli janë thirrur kore raciste ndaj mbrojtësit Koulibaly. Maradona kë thënë ndër të tjera se këto ngarje ndodhnin edhe kur ai iashte lojtar tek napoli.
“Kam luajtur shtatë vjet me Napoli dhe gjithashtu kam dëgjuar thirrje raciste nga disa tifozë. Ende mbaj mend reklamat: “Mirë se vini në Itali”. Ndihem edhe më napolitan dhe sot dëshiroj të jem pranë Kalidou Koulibaly. Uroj që ky episod të jetë një pikë kthese për të eliminuar racizmin nga futbolli një herë e përgjithmonë”, është shprehur Maradona.