Interi do të luajë nesër përballë Hellas Verona në transfertë, në orën 21:00 për javën e 33-të të Serie A. Një sfidë delikate me vendasit që luajnë për jetë a vdekje në garën e mbijetesës. Çdo hap fals i zikaltërve do t’u kushtojë shumë pasi edhe gara e zonës Champions është e zjarrtë.
Megjithatë, legjenda e Interit, Bepe Bergomi, mendon se mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duhet t’i jepet një shans në këtë ndeshje.
“Interi udhëton për t’u përballur me Veronan këtë javë dhe mendoj se është një ndeshje ku kanë mundësi t’i japin një shans Asllanit. I vetmi lojtar që nuk merr pushim është Acerbi që ka bërë një sezon të mirë.
Për Interin çdo ndeshje është gjithmon më e rëndësishme se e fundit, kurrë nuk duhet të rrëshkasin. Megjithatë kur humbasin nuk mund të bëjnë asgjë veçse t’i japin dorën kundërshtarit dhe menjëherë të shohin për ndeshjen e rradhës”, tha Bergomi.