
Trabzonspor është kualifikuar ditën e sotme në fazën e 1/8 pasi ka mundur në ndeshjen e kthimit Altay. Skuadra turke kishte fituar edhe sfidën e parë me rezultatin 2-1, ndërsa sot ka arritur të marrë edhe një fitore të thellë 4-1.
Te Trabzonspor aktivizohen sulmuesi shqiptar Dionis Avdiaj, por edhe ish-sulmuesi I Partizanit, Caleb Ekuban. Në fitoren e thellë, Ekuban ka shënuar golin e dytë të ndeshjes, ndërsa Strurridge ka shënuar dy herë dhe Fernandes ka mbyllur serinë e golave. Ish-sulmuesi I kuq ka lënë pas dëmtimin e pësuar dhe është rikthyer te goli.
Poll