Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Lazion e përmbysim në Mynih", presidenti i Bayernit: Sezon pa tituj? Kanë mbetur edhe 13 ndeshje në Bundesligë

Shkruar nga NEWSPORT
"Lazion e përmbysim në Mynih", presidenti i Bayernit: Sezon

Presidenti i Bayern Munich, Herber Hainer ka folur pas humbjes së ekipit të tij kundër Lazios në Champions League dhe disfatës ndaj Leverkusen në Bundesligë. Numri një i klubit bavarez në një prononcim të dhënë për TZ, është shprehur se Bayerni do ia dalë ta përmbysë Lazion në “Allianz Arena” duke u mbështetur te tifozët. Përsa i përket të ardhmes së Thomas Tuchel ai thotë se po punohem me përkushtim si nga trajneri dhe stafi i tij.

Bayerni mbyll sezonin pa tituj? – “Nuk jemi të shqetësuar për këtë momentalisht. Ne ende kemi të gjitha shanset për të kaluar në fazën tjetër të Champions League. Pavarësisht se u mposhtëm nga Lazio, gjithçka është ende e hapur dhe mendoj se në ndeshjen e dytë do të jemi në gjendje të ndryshojmë situatën dhe të kalojmë në çerekfinale. Me tifozët tanë në krah në “Allianz Arena” ne do të përmbysim. Gjithashtu kanë mbetur 13 ndeshje në Bundesligë. Ne nuk dorëzohemi, Bayerni beson gjithmonë në vetvete deri në minutën e fundit.”

E ardhmja e Thomas Tuchel? – “Tuchel dhe stafi i tij po punojnë me përpikmëri dhe përkushtim. Ekipi tashmë ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë. Për momentin na mungojnë rezultatet, por jam i bindur se gjithçka që na duhet është vetëm një shkëndijë. Ne të gjithë po punojmë së bashku për këtë dhe jam i sigurt se ne e kemi potencialin për t’ia dalë mbanë.”

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga