
Sot zhvillohen ndeshjet e radhës në Serie A, ku sfidat interesante nuk mungojnë. Në fushë do zbresin ekipe si Roma dhe Lazio që do kërkojnë fitoren. Gjithçka fillon në orën 12:30, ku Bologna do ''masë forcat'' me Parmën, në Dall'Ara. Roma kërkon të kthehet te fitorja pas asaj humbje zhgënjyese me Parmën. Ekipi kryeqytetas do presë në shtëpi Breshian e vendit të fundit.
Lazio ka një transfertë mjaft delikate me Sassuolon, në një 90-minutësh ku Strakosha me shokë duan të dalin me 3 pikë. Verona po zhvillon një sezon fantastik dhe sot ka përballë Fiorentinën. Këto 3 ndeshje zhvillohen në orën 15.00 Një sfidë e baraspeshuar pritet të jetë ajo mes Sampdorias dhe Udineses, në orën 18.00. Cagliari kërkon të vazhdojë ''ëndrrën'' duke synuar me cdo kusht fitoren ndaj Lecces. Kjo ndeshje zhvillohet në orën 20.45.