Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lautaro te Arsenal? Tregon gjithçka agjenti i lojtarit të Inter

Shkruar nga NEWSPORT
Lautaro te Arsenal? Tregon gjithçka agjenti i lojtarit të Inter

Lautaro Martinez nuk po mendon të largohet nga Inter, bazuar në zërat e fundit që e lidhin argjentinasin me Arsenalin, u shpreh agjenti i lojtarit. Topçinjtë po shohin për të përforcuar sulmin e tyre me ardhjen e një sulmuesi të ri në merkaton e verës dhe argjentinasi raportohet të jetë objektivi kryesor.

Dhe Atletico Madrid është përfolur për interesim ndaj 24- vjeçarit, por përfaqësuesi i tij, Alejandro Camano, ka treguar se ai nuk po e sheh një mundësi të mundshme për t’u larguar nga San Siro.

“Ne nuk po shohim për transferim, ai është te Inter, është i lumtur, qyteti është i mrekullueshëm. Ndonjëherë media publikon gjëra për transferim por Lautaro po mendon për Interin, për t’i dhënë tifozëve të Interit gëzim, duke u shpallur kampion dhe do punojë për Kupën e Botës”, u shpreh agjenti i lojtarit. Sulmuesi i Interit duket të jetë i kënaqur me kohën e tij në Milano, kur i ka mbetur kontratë deri në vitin 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga