Lautaro Martinez dhe Inter duken të destinuar të “divorcohen” dhe kjo gjë sipas mediave spanjolle do të ndodhë shumë shpejtë. Megjithëse ka pranuar rinovimin me zikaltërit, sulmuesi argjentinas i ka “dhënë fjalën” Barcelonës, që është duke e kërkuar prej kohësh. Forma e tij e mirë në Serie A, ka sjellë interesimin e shtuar të katalanasve për 22 vjeçarin.
Barcelona i ka siguruar vendin e titullarit, ndërsa Inter kërkon që klauzola e re të jetë 150 milion euro dhe jo 111 milion euro sa është aktualisht. Në këtë transferim të mundshëm mund të përfshihen edhe lojtarë të tjerë, për të ulur kostot e përgjithshme. Situata aktuale me financat e klubeve për shkak të Covid-19 mund të ndikojë në këtë transferim, megjithëse merkato e radhës pritet e nxehtë.