Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Largohet nga Reali, por Hazard mbetet në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
Largohet nga Reali, por Hazard mbetet në Spanjë

Ka kohë që i është bërë e ditur që nuk është në planet e klubit, por Eden Hazard akoma ka “ngecur” tek Real Madrid.

Sulmuesi belg i transferuar nga Chelsea dështoi me plot kuptimin e fjalës në Spanjë me fanellën e madrilenëve. Largimi i tij sa vjen dhe bëhet diçka konkrete, por për shkak të dëmtimeve të shpeshta nuk janë të shumta ekipet e interesuara.

Por një opsion real dhe serioz është për Hazard. Belgu mund të largohet nga Reali por jo nga Spanja, pasi skuadra e Celta Vigos ka interes serioz për ish-yllin e “Bluve të Londrës”.

Edhe Eden Hazard po e pëlqen një ide të tillë, pasi atje do të gjente edhe trajnerin Rafa Benitez, një trajner të madh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga