Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Largohet italiani. Mazrekaj fiton "luftën" me Sormanin, por ç'do ndodhë tani me mesfushorin?

Shkruar nga NEWSPORT
Largohet italiani. Mazrekaj fiton "luftën" me Sormanin, por

Adolfo Sormani është larguar tashmë nga Partizani. Trajneri italian ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e kuq, ndërsa pas këtij lajmi, tifozët e 15 herë kampionët e vendit janë ndierë të çliruar, madje duke e shprehur këtë edhe përmes rrjeteve sociale.

Por, jo vetëm tifozët janë ndierë të lehtësuar nga ky lajm, pasi ai që është ndierë i tillë ka qenë edhe Mentor Mazrekaj. Kjo, duke ditur edhe marrëdhëniet e tij të ngrira me trajnerin Sormani.

Tashmë Partizani është në pritje të njohë trajnerin e ri, ndërsa Mazrekaj pritet që të përfshihet në planet e "timonierit" të ri të skuadrës. Forma e tij fizike është optimale dhe me shumë mundësi, kosovari i mesfushës së Partizanit do t'i jepet shansi të tregojë sërish veten me të kuqtë.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga