
Ledian Memushaj nuk do të tërhiqet nga Kombëtarja. Aludimeve për një largim të mundshëm nga kuqezinjtë i ka dhënë fund vetë lojtari që përmes një interviste të dhënë për "Il Centro".
Ai ka bërë të qartë dëshirën e tij për të qenë pjesë e Kombëtarëes në Botërorin e Katarit. Në fjalën e tij për median italiane, mesfushori vlonjat ka deklaruar:
"Në vitin 2022 do të mbyll karrierën time por fillimisht duhet të realizoj dy objektiva. Dua që të rikthehem edhe një herë në Serinë A dhe të luaj në Botërorin e Katarit me ekipin kombëtar të Shqipërisë.
Niveli në është rritur dhe besoj se mund të jemi në krye. Duhet të jemi si Interi i Kontes, të mos ngopemi kurrë dhe të jemi gjithmonë në fushë", u shpreh Memushaj.