Etrit Berisha padyshim që ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares kuqezi në Francë. Përpos gabimit të bërë në minutën e 5 të ndeshjes së parë me Zvicrën, ai u përmirësua dukshëm dhe bëri ndeshje perfekte sidomos ndaj Rumanisë. Vlerat e tij u rritën shumë, por ai është ende në dilemë për të ardhmen e tij në Serie A te Lazio. Ish-portieri i Prishtinës dhe Kalmarit në Suedi, nuk e pranon më tepër rolin e zëvendësuesit te lacialët, ndërsa thotë se po nuk mori siguri, ai do të largohet prej tyre.
[caption id="attachment_9195" align="alignleft" width="300"] Etrit Berisha, Lazio[/caption]
“Në edicionin e fundit nuk pata hapësirë të mjaftueshme te Lazio dhe asnjë lojtar nuk e dëshiron rolin e zëvendësuesit. Unë do të flas me krerët e klubit dhe trajnerin e ri për ta kuptuar projektin që ka. Në Romë ndihem mirë, por nuk dua të qëndroj edhe një vit në pankinë. Largimi është opsioni më i mirë në këtë rast”, u shpreh ai.