
Kosova U21 e ka mposhtur Azerbejxhanin U21 me rezultat 2-0, falë golave të Hasanit e Kolgecit.
Pas ndeshjes trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka deklaruar se përvoja e pakët e lojtarëve i ka ndëshkuar në disa ndeshje.
"Nuk isha nervoz pasi si trajner kam parë që ka ngritje te Kosova. Këta djem dijnë të lujajnë futboll mirë, edhe pse nuk jemi shumë mirë. Kemi lojtarë teknikisht të mirë. Kjo përfaqësuese në ndeshjet që kemi humbur i kemi humbur në bazë të përvojës. Mendoj se në futboll letra edhe lapsi nuk luajnë shumë rol, por fusha i tregon të gjitha", tha ai shkurtimisht.
Poll