Frank Lampard mori në fillimin e këtij sezoni drejtimin e Chelseas. Ekipi nga Londra është duke surprizuar këtë edicion, duke anashkaluar problemet me mbylljen e merkatos si pasojë e fair play financiar. Ish kapiteni i bluve ka afruar shumë lojtarë të rinj nga ekipet zinjxhir të klubit, duke zbuluar mes tyre "thesare" të harruara.
Trajneri ka vendosur edhe rregullat e tij, pasi siç duket gjërat mund të dalin nga kontrolli. Në lajmin që bëri bujë në, shihet se është një listë e gjatë me penalizime që do vendosen në rast se shkelen rregullat. Ajo që bie në sy është gjoba prej 20 mijë paundësh, në rast vonese në stërvitje. Vonesa në trajnime, analiza apo palestër sjell gjoba të majme për lojtarët. Duket se Lampard do të vendosë "diktatin" edhe në stol.
