Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lamine Yamal shkruan historinë, bëhet golashënuesi më i ri në La Liga

Shkruar nga NEWSPORT
Lamine Yamal shkruan historinë, bëhet golashënuesi më i ri

Lamine Yamal është kthyer menjëherë në një element kyç te skuadra e Barcelonës. Talenti spanjoll tashmë ka shkruar emrin e tij në librin e historisë.

Vetëm pak ditë më parë vendosi rekord në Champions, pasi e nisi sfidën ndaj Portës si titullarë dhe u bë lojtari më i ri që debuton në historinë  e këtij kompeticioni.

Kështu vazhdoi java e ëndrrave të Yamal, pasi dy ditë më parë ai nënshkroi një kontratë profesionale me Barcelonën me një klauzolë blerjeje prej një miliardë eurosh.

Yamal realizoi dje në La Liga ndaj Granada, për të  ngushtuar shifrat në 2:1. Lamine u bë golashënuesi më i ri në historinë e një prej kampionateve më të forta kombëtare. Me këtë gol theu rekordin e mëparshëm Fabrice Olinga, i cili shënoi për Malagën në vitin 2012 në moshën 16 vjeç e 98 ditë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga