
NBA ka nisur fazën e përballjeve “Play-Off”. Los Angeles Lakers e ka nisur me këmbën e mbarë “Play-Off”-in në elitën e basketbollit amerikan, duke triumfuar në ndeshjen e para në transfertë.
Lakers kanë marrë një fitore spektakolare ndaj Memphis Grizzlies me 16 pikë diferencë 112:128. Ylli japonez, Rui Hachimura hyri si zëvendësues për të shkëlqyer në këtë ndeshje me 29 pikë, gjashtë kërcime e një asistim. Austin Reaves shkëlqeu me 23 pikë, derisa Anthony Davis ishte i jashtëzakonshëm me 22 pikë, 12 kërcime, tre asistime dhe shtatë bllokada.
LeBron James shtoi 21 pikë, 11 kërcime, pesë asistime e tre bllokada, derisa D’Angello Russell e mbylli ndeshjen me 19 pikë e shtatë asistime. Te vendasit më i miri ishte Jarrent Jackson me 31 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.