
Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA dhe këtë e kanë arritur në shtëpinë e tyre ndaj Oklahoma City Thunder. Një ndeshje spektakolare, por në fund do të ishin vendasit që do të fitonin me shifrat 112:105.
Sfida ishte e luftuar, teksa ekipet shkuan në pushim në barazim total, 50:50. Pas rikthimit në fushë Lakers marrin situatën në dorë dhe arrijnë të krijojnë avantazhin ndaj kundërshtarëve.
Anthony Davis ishte fantastik në këtë ndeshje me 27 pikë, 15 kërcime, pesë asistime dhe një bllokadë. U dallua edhe LeBron James që shtoi 25 pikë të tjera, derisa Austin Reaves realizoi 15 të tjera.
Te skuadra mike më protagonisti ishte Jalen Ëilliams me 25 pikë, ndërsa kanadez Shai Gilgeous-Alexander shtoi 24 të tjera, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.