
Në ndeshjet e radhës në NBA pari shumë surpriza. Në “Toyota Center të “ Houston Rockets kanë mposhtur LA Lakers me katër pikë diferencë 114:110. Një humbje që nuk pritej nga Lakers.
Gjithashtu një fitore të rëndësishmë mori dhe Los Angeles Clippers që triumfuan në shtëpi në derbin e mbrëmjes ndaj Golden State Warriors me tetë pikë diferencë 134:126.
Ka qenë një duel shumë i barabartë me dy skuadrat që kanë pasur epërsinë, por në fund vendasit ishin ata që morën fitoren.
Kaëhi Leonard ishte më meritori për fitoren e Clippers, pasi e mbylli ndeshjen me 30 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime. Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Paul George që shtoi 24 pikë e shtatë asistime, derisa qendra Ivica Zubac kontribuoi me 19 pikë e 16 kërcime.